Xhaferi-Reka: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera reciproke dhe një qëllim të përbashkët strategjik – jemi anëtarë të BE-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ka takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, SH.T. Fatos Reka.

Marketing

Në takim u diskutuan marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, të cilat karakterizohen me miqësi të sinqertë dhe mirëkuptim të ndërsjellë për çështje të hapura.

Kryeministri Xhaferi falënderoi ambasadorin Reka për kontributin e tij të sinqertë në avancimin dhe bashkëpunimin e thellë ndërmjet dy vendeve fqinje, veçanërisht në fushën e ekonomisë, rritjes dhe shkëmbimit tregtar dhe realizimit të projekteve infrastrukturore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Të dy vendet janë aleatë të NATO-s dhe vende që ndajnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndajnë të njëjtat vlera dhe kontribute në avancimin dhe bashkëpunimin rajonal, i cili është një garanci për një rajon të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Kryeministri Xhaferi, në shenjë falënderimi, e përgëzon ambasadorin Reka për përkushtimin dhe kontributin e tij profesional në avancimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe i uron shëndet të mirë dhe suksese të mëtejshme personale dhe në karrierë kudo që e shpie rrugëtimi i tij. .