Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me Manuel Saracinin, përfaqësuesin special të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.
Në takim u rikonfirmua mbështetja e fortë e Gjermanisë për hapin e radhës përpara në integrimin evropian, si kyç që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të sigurojnë anëtarësimin e plotfuqishëm në BE, në një proces dinamik.
U vlerësua se Republika e Maqedonisë së Veriut është në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm të zhvillimit demokratik, kur duhet të mbajë zgjedhje të tjera të drejta dhe demokratike, por edhe përfundimisht të realizojë integrimin evropian.
Në atë drejtim, u përshëndet qëndrimi i Kryeministrit Xhaferi dhe i përbërjes së re qeveritare për organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor sipas standardeve evropiane dhe u theksua se kjo pritet të dëgjohet dhe shihet edhe nga të gjitha subjektet politike të interesuara për zgjedhjet.
Në pjesën e integrimeve evropiane, u theksua se vendimi në Kuvend, me të cilin do të plotësohej kushti i vetëm i Kornizës së negociatave dhe Maqedonia e Veriut do të hynte në procesin e negocimit, është i rëndësishëm edhe për stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Xhaferi falënderoi Gjermaninë si shtetin më të madh anëtar të BE-së dhe konkretisht për përkushtimin personal dhe aktiv të përfaqësuesit të lartë gjerman Saracin, për mbështetjen e vazhdueshme të perspektivave të Maqedonisë së Veriut, si dhe rolin udhëheqës dhe të përgjegjshëm në të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.