Xhaferi: Shqiptarët në Byronë për Ekspertizë Ligjore po i afrohen 25 përqindëshit

Përfaqësimi i shqiptarëve në Byronë për Ekspertizë Ligjore është rritur në 23,5 për qind. Drejtori i këtij institucioni, Valdet Xhaferi, në një prononcim për TVM2 thekson se në kohën kur është emëruar në krye të këtij institucioni, përfaqësimin e shqiptarëve e ka gjetur me vetëm 8 për qind, ndërsa me angazhimin e tij në këtë drejtim përfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion është shumëfishuar.

Marketing

“Në Byronë për Ekspertizë Ligjore jam emëruar si drejtor në mars të këtij viti, në momentin që kur kam ardhur përfaqësimin adekuat si normë kushtetuese e kemi gjetur me vetëm 8 për qind.

Vlen të theksohet së këtu kemi pasur një angazhim mjaft serioz në këtë drejtim dhe fatmirësisht në momentin që ne flasim, pra vetëm për disa muaj, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në Byronë për ekspertizë ligjore është 25,3 për qind”,- theksoi Valdet Xhaferi nga Byroja për Ekspertizë Ligjore.

Xhaferi thekson se nuk do të ndalet me kaq, pasi synimi i tij është që të vazhdojë të rrisë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve edhe në vertikalen e këtij institucioni.

“U bëj thirrje të gjithë atyre personave të cilët janë të pajisur me licenca apo i plotësojnë kushtet për të ushtruar veprimtarinë, profesionin e ekspertit apo vlerësuesit, të paraqiten te Byroja për Ekspertizë Ligjore, pasi dyert tona janë të hapura për bashkëpunim, e në veçanti patjetër e kam ta them për shqiptarët”,- tha Valdet Xhaferi nga Byroja Për Ekspertizë Ligjore.

Xhaferi më tej shtoi se institucioni Byroja për ekspertizë ligjore ka një bashkëpunim të shkëlqyer si me shtet e rajonit e po ashtu edhe me ato të Bashkimit Evropian të cilat po ashtu ushtrojnë të njëjtën veprimtari.

Marketing