Xhaferi: Si duket Ivanov ka përzier kabllot në fund të mandatit

Si duket presidenti Gjorge Ivanov ka përzier kabllot në fund të mandatit, kështu ka deklaruar kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi në konferencën e sotme për shtyp në të cilën njoftoi se ka nënshkruar Ligjin për gjuhët. Ai është i bindur se me publikimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Gazetën Zyrtare, duke nënshkruar personalisht dekretin, ka vepruar ligjërisht.

Marketing

Me sa duket kryetari i shtetit në fund të mandatit është duke i përzier kabllot me kompetencat që i ka. Ai duhet të dijë se nuk është ai kompetent për të ngritur përgjegjësi ndaj ligjvënësit por e kundërta, ligjvënësi dhe deputetët mund të ngrenë procedurë për përgjegjësinë e tij – u përgjigj Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Ligji për gjuhët, në lexim të tretë në Kuvend është miratuar më 14 mars të vitit të kaluar kurse ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës është miratuar më 5 korrik.