Xhaferi-Sobotka: Marrëveshja e Prespës, shembull për rajonin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në Vjenë pati takim me kryetarin e Këshillt Kombltar të Republikës së Austrisë Volfang Sopbotka, bëri të ditur pres shërbimi kuvendor.

Marketing

Xhaferi dhe Sobotka vlerësuan se marrëdhëniet dhe kontaktet ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit austriak janë miqësore dhe zhvillohen në vijë të përpjetë, edhe në planin bilateral edhe atë multilateral.
Sobotka e përshëndeti nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe theksoi se, kjo paraqet shembull për të gjitha shtetet në Evropë se si nëpërmjet dialogut zgjidhen mosmarrëveshjet.

Ai shprehu optimizëm se përpjekjet e vazhdueshme për zbatimin e reformave të institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushat kryesore do të njihen dhe se vendet anëtare të BE-së do të marrin vendim për hapjen e negociatave për aderim në qershor të këtij viti. Spikeri Sobotka më tutje siguroi se pala austriake do të bëjë çmos që ti bindë vendet që janë skeptike se ndarja e datës për Republikën e Maqedonisë së Veriut është e domosdoshme.

Xhaferi e nënvizoi përcaktimin e përbashkët të partive qeveritare dhe opozitare për mbështetjen e qëllimit strategjik për aderim në BE dhe për anëtarësim në NATO. Duke potencuar se, edhe pse qëllimi i reformave është vendosja e themeleve stabile për sundimin e të drejtës në interes të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut e jo vetëm kusht në procesin e integrimit në BE, përsëri njohja e përparimit që tani më është bërë, është nxitja më e mirë për vazhdimin me reformat. Hapja e negociatave në qershor të vitit 2019 do të sigurojë inkurajim të mëtutjeshëm për konsolidimin e demokracisë dhe sundimin e të drejtës dhe njëkohësisht, do të dërgojë mesazh të qartë dhe pozitiv ndaj të gjitha vendet aderuese në Ballkanin Perëndimor, theksoi Xhaferi.

Në raport me zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kryetari Xhaferi nënvizoi se, me zgjedhjen e kandidatit pas të cilit qëndroi koalicioni qeveritar, qytetarët e konfirmuan kursin euroatlantik të shtetit dhe se vlerësimet për zbatimin e zgjedhjeve të bazuara mbi parimet e demokracisë, pluralizmit dhe respektimit të të drejtës në zgjedhje të lira akoma më shumë do e afrojnë shtetin në BE.

Në fund, bashkëbiseduesit theksuan se edhe në të ardhme do të angazhohen për kultivimin e marrëdhënieve të afërta dhe miqësore ndërmjet dy dhomave ligjvënëse, si në nivel të deputetëve, ashtu edhe në nivel të shërbimeve dhe në këtë drejtim nga ana jonë u përshëndet nisma austriake në bashkëpunim me Fondin Evropian për Ballkanin, për ndarjen e bursave austriake në Parlamentin austriak, të dedikuara për nëpunësit nga parlamentet e 6 shteteve nga Ballkani Perëndimor, theksohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në Vjenë i shoqëruar nga deputetët Rexhail Ismaili dhe Meri Llazarova, si dhe sekretarja e përgjithshme Cvetanka Ivanova.

Marketing