Takim i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi me Kris Soha, udhëheqës i Shërbimit të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin e SHBA-ve
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi u takua me Kris Soha, udhëheqës i Shërbimit të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin e SHBA-ve duke i theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, Kryetari Xhaferi dha një pasqyrë të shkurtër të gjendjes aktuale në shtet, me theks në procesin reformues.
Përfaqësuesi nga Senati, Soha drejtoi urime për hapat e guximshme politike dhe shprehu shpresë se, edhe pse procedura e ratifikimit të protokolleve aderues me Traktatin e Atlantikut Verior në Senatin amerikan është zakonisht një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, në rastin e vendit tonë, për shkak të mbështetjes prej një numri të madh të senatorëve, ky proces mund të përfundojë deri në fund të vitit.
Ai e përsëriti edhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për proceset reformuese në agjendën tonë të BE-së dhe ofroi këmbim të përvojave për përforcimin e kapaciteteve.
Kryetari Xhaferi drejtoi falënderim të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për aspiratat tona për integrim të tërësishëm në institucionet euroatlantike dhe angazhimin për sundimin e të drejtës, me shpresë se bashkëpunimi i frytshëm do të vazhdojë edhe në të ardhme.