Xhaferi sot do t’i shpallë zgjedhjet lokale

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot duhet t’i shpallë zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Marketing

Edhe pse fushata fillon tre javë para para ditës së zgjedhjeve, partitë tashmë janë aktive në terren dhe paralajmërojnë koalicione dhe kombinatorika zgjedhore. Një pjesë e partive tashmë kanë dalë me kandidatë të vet dhe paralajmëruam bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme lokale.

LSDM-ja do të koalicionojë me BDI-në, Besën dhe PSDH-në. Paralajmëruan se mbështetje të ndërsjellë në disa komuna do të japin që në raundin e parë të zgjedhjeve, ndërsa në komuna të tjera do të mbështeten në raundin e dytë. Nga LSDM thonë se ata janë favoritë në të gjitha qytetet, ndërsa këtë e kanë konfirmuar edhe sondazhet.

VMRO-DPMNE-ja opozitare paralajmëroi se do të dalë me kandidatë krejtësisht të rinj për zgjedhjet lokale, të cilët, siç theksuan, janë më të ndryshëm dhe kanë çfarë të ofrojnë dhe prandaj do të jenë fitues. Të gjithë kandidatët përfundimisht do të shpallen në shtator.

Mbetet e pasigurt nëse procesi zgjedhor do të jetë me rregulla të reja për pragun zgjedhor të kandidatëve të pavarur, të cilët tashmë kanë hyrë në procedurë kuvendore.

Presidenti Stevo Pendarovski u prononcua se nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në formën e tanishme, para së gjithash për shkak të pragut prej dy për qind për kandidatët e pavarur. Ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor do ta merrnin nënshkrimin e shefit të shtetit vetëm nëse lidhur me pragun për kandidatët e pavarur arrihet konsensus më i gjerë midis partive.

Shefi i shtetit konsideron edhe se është e papërshtatshme që për një kohë aq të shkurtër para zgjedhjeve të ndryshohet Kodi Zgjedhor, që nuk është në përputhje me OBSI-ODIHR, kjo të mos bëhet gjashtë muaj para zgjedhjeve.

Kryeministri Zaev, ndërkaq, deklaroi se pragu prej dy për qind për grumbullimin e nënshkrimeve për listat e pavarura në Propozim-ndryshimet e Kodit zgjedhor do të ulet, me siguri në një për qind apo do të shfuqizohet.

Edhe ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi paralajmëroi se do të ketë ndryshime dhe përmirësime në tekstin e Kodit Zgjedhor. Thotë se parimisht është arritur marrëveshje midis katër partive më të mëdha në cilin drejtim të shkohet, dhe pret menjëherë pas pushimeve, në mes të gushtit, ndryshimet të votohen në Kuvend.

Theksoi se ideja është në ligji të implementohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të bëhen përmirësime në proces, në interes së demokracisë së zgjedhjeve dhe pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve.

Propozim-ndryshimet në Kodin Zgjedhor, parashikojnë se listat e pavarura duhet të grumbullojnë nënshkrime prej dy për qind nga zgjedhësit në një komunë që të kandidohen në zgjedhjet lokale.

Përveç një pjese të partive më të vogla, vërejtje në ndryshimet e propozuara të rregullave zgjedhore shprehën edhe Komisioni për Antikorrupsion, Transparensi Interneshënëll dhe disa shoqata civile. Ata konsiderojnë se miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor drejtpërdrejt para fillimit të procesit zgjedhor janë në kundërshtim me rekomandimet e dhëna në Raportin e OBSE-ODIHR dhe të praktikave të mira me të cilat rekomandohet kornizë e qëndrueshme zgjedhore.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor në takimin e fundit me gazetarët nuk deshi të saktësojë nëse do të miratohen para pushimit vjetor të deputetëve, i cili do të zgjasë deri në fund të muajit.

Xhaferi paralajmëroi se konform normave ligjore, sot do t’i shpallë zgjedhjet lokale për më 17 tetor. Duke pasur parasysh që zgjedhjet e mëparshme ishin më 15 tetor të vitit 2017, në fakt nga 15 deri më 18 tetor, përmbushet mandati katërvjeçari i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve dhe ky mandati sipas Kushtetutës dhe Ligjit nuk mund të vazhdohet, përveç në gjendje të jashtëzakonshme ose luftë. Më shumë se gjysma e kryetarëve të komunave në raundin e dytë fituan një mandat ose konkretisht 46 komuna, përfshirë Qytetin e Shkupit, kjo do të thotë në fakt se deri më 18 tetor u përfundon mandati katërvjeçar.

Nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e votimit, duhet të ketë minimum 70 ditë, ndërsa maksimum 90 ditë dhe në atë periudhë KSHZ -ja e cila duhet ta përgatisë Librin e afateve për kryerjen e aktiviteteve zgjedhore.