Xhaferi u dërgoi ftesa organizatave ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dërgoi ftesa për pjesëmarrje në mbikëqyrjen e zgjedhjes për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahet më 21 prill 2019 (e diel) raundi i parë dhe më 5 maj 2019 (e diel), raundi i dytë.

Marketing

Siç kumtuan prej pres shërbimit kuvendor ftesa u janë dërguar kryetarëve të Parlamentit Evropian, Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të Këshillit të Evropës dhe kryetarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Marketing