Xhaferi udhëton drejt Tiranës, Kuvendi i Shqipërisë ratifikon Protokollin për anëtarësim në NATO

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot do të udhëtojë drejt Shqipërisë për një vizitë zyrtare, ndërsa agjenda kryesore është prania e tij në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, ku do të ratifikohet Protokolli për anëtarësimin e vendit në NATO.

Marketing

Sipas njoftimeve nga Tirana, Kuvendi shqiptar nesër do të zhvillojë këtë seancë, duke njohur edhe emrin e ri të shtetit fqinj si Republika e Maqedonisë së Veriut.