Xhaferi: Vllehët janë të njohur si popull i pasur dhe i arsimuar

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i dërgoi urime të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë vllahe me rastin e 23 Majit, Ditës Kombëtare të Vllahëve.

Marketing

“Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i pasur, i pasur me shumë festa, me shumë bashkësi, gjuhë, kultura dhe religjione. Ajo është pikturë me mijëra ngjyra në të cilën secila e gjen këndin e vet ku e shpreh veçorinë dhe bukurinë e vet dhe që të jetë piktura e kompletuar, secili duhet ta ndjejë dhe të kujdeset për të me respekt dhe mirëkuptim. Kontributi i bashkësisë vllahe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është i gjithë pranishëm dhe i rëndësishëm për jetën e përgjithshme shoqërore të vendit”, thotë Xhaferi në urim.

Vllahët, shtoi kryetari i Kuvendit, janë të njohur si popull i pasur dhe i arsimuar, kanë shumë personalitete të shquara që kanë jetuar dhe punuar në shtetin tonë, të inkuadruar në mënyrë aktive në politikë, në art, arsim dhe mjekësi.

“Prandaj, më lejoni të shpreh mirënjohje dhe respekt ndaj jush. Të vazhdojmë edhe në të ardhme të ecim bashkë përpara, nga krijimi i rrëfimit të përbashkët të suksesshëm, të themeluar mbi respektin dhe besimin e ndërsjellë, të bashkuar në dallimet tona por përsëri, të unifikuar në realizimin e qëllimeve të përbashkëta”, thotë Xhaferi në urimin për 23 Majin – Ditën Kombëtare të Vllahëve.

Marketing