Xhaferi: Vota e qytetarëve do e konfirmojë rrugën evropiane të vendit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mëngjesin e sotëm në vendlindjen Forinë e realizoi të drejtën e tij të votimit në zgjedhjet e sotme presidenciale.

Marketing

Në deklaratën e dhënë për mediat pas votimit, Kryeministri Xhaferi uroi një ditë të qetë zgjedhore në të cilën qytetarët do e shprehin vullnetin e tyre personal ndërsa detyrë e institucioneve shtetërore është që këtë ta mundësojnë.

Kryeministri porositi se këto zgjedhje janë të një rëndësie të madhe, sepse prej tyre varet në cilin drejtim do të ecë shteti.

„Në këto tri dekada të pavarësisë së shtetit, përcaktimi themelor është që vendi dhe qytetarët pretendojnë anëtarësim në BE dhe ne jemi të obliguar që këtë ta sigurojmë. Gjithsesi, qytetarët, përmes vullnetit të vet, duke votuar, këtë do e konfirmojnë. Duke i marrë parasysh gjendjet globale, por edhe gjendjet në rajon, konsideroj se shumica e qytetarëve këtë do e shprehin edhe përmes procesit të votimit”, deklaroi Kryetari i Qeverisë, Xhaferi.