Xhaferi: Zgjidhim nevojat reale të qytetarëve, me investime në infrastrukturë krijojmë kushte më të mira jetese

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në kuadër të vizitës së tij në komunën e Bogovinës, ka inspektuar aktivitetet e përfunduara të punës në rrugën lokale Pallçishtë, që është lidhja e zonave të banuara me autostradën Tetovë-Gostivar. Rruga, e cila është 1700 metra e gjatë, më parë ka qenë rrugë fshati, por tani është zgjeruar, e tamponuar dhe e sigurt për komunikacion. Me infrastrukturën e re dhe bashkëkohore rrugore, komunikimi me autostradën e komunikacionit është i lehtësuar dhe hapen mundësi më të mëdha për zhvillim si të komunës ashtu edhe të gjithë rajonit. Me këtë projekt infrastrukturor u lehtësohet jeta qytetarëve nga i gjithë rajoni i Pollogut.
“Rruga e lidh fshatin me autostradën, pra me rrugën e re që do të ndërtohet nga Korridori 8, autostrada Tetovë-Gostivar, do ti mundësojë qasje në atë rrugë. Tani rruga është e pajisur me gjithë infrastrukturën dhe është e dobishme për qytetarët e këtij rajoni, si për punë të përditshme në fusha, ashtu edhe për tu lidhur me Tetovën”, tha Kryeministri Xhaferi.
Kryetari i Qeverisë Xhaferi ka vizituar edhe vendndodhjen ku po zhvillohen aktivitetet e ndërtimit të kanalizimit fekal në komunën e Bogovinës. Gjatësia e rrjetit të ujërave të zeza është 28 kilometra dhe do t’u shërbejë 7500 banorëve të këtij rajoni. Njëherazi, gjatë vizitës për së afërmi u njoh me nevojat e qytetarëve të këtij rajoni dhe tha se Qeveria është duke i zgjidhur nevojat reale të qytetarëve.
Me investime në infrastrukturën rrugore, investime në kanalizim dhe ujësjellës, në rikonstruksione dhe rinovime, u mundësohet qytetarëve që të kenë një jetë më cilësore në vendet ku jetojnë.