Xhaferri “qorton”partitë politike : Tejkaloni dallimet për zgjedhjen e funksionarëve të institucioneve të rëndësishme në shtet

Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend mbetet i bllokuar. Enti për Revizion Shtetëror mbetet pa drejtor, ndërsa Radiotelevizioni i Maqedonisë pa Këshillin programor dhe Agjencia për shërbime mediatike pa këshill. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se puna e komisionit është bllokuar për shkak të mungesës së konsensusit mes anëtarëve të komisionit. Xhaferi i bën thirrje deputetëve që të heqin dorë nga politikat ditore me qëllim që institucionet shtetërore të mos bllokohen.

Marketing

Kontribuojnë në harxhime shtesë dhe punë pa rezultat. Gati dy vite vendi nuk ka revizor kryesor, më tepër se gjashtë muaj nuk ka udhëheqës të disa institucioneve tjera, kjo vetëm se në Komisionin për zgjedhje dhe emërime anëtarët nuk mund të harmonizohen – tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Rrugëdalje nuk ka as në rast se kreu i Kuvendi vendos të thërret seancën e komisionit, pasi që përsëri në këtë situatë, mungesa e konsensusit do ta bllokonte procesin.

Seancat e trupave punues mund t’i thërras vetëm nëse kryetarët e tyre refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Thërras seancë dhe caktoj deputetin që udhëheq me të. Por rasti është tjetër, seanca thirren rregullisht por nuk kanë epilog apo përfundim për punët që i kanë për shqyrtim në rend dite – deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Lidhur më kërkesën e deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së mbi përfshirjen e tyre në trupa punues, Xhaferi shton se ndarjen e trupave punues e garanton Rregullorja por në fund përsëri duhet partitë politike t’i harmonizojnë qëndrimet. Derisa pushteti dhe opozita nuk merren vesh për tejkalimin e bllokadës, Revizori Shtetëror, Këshilli i Agjencisë së Medias, Këshilli programor në servisin publik, anëtari i Këshillit të Prokurorëve dhe ai Këshillit Gjyqësor vazhdojnë të mbeten propozime në letër. Referuar Ligjit për marrëdhënie pune, konkurset anulohen në rast se nga shpallja deri në zgjedhje kalojnë gjashtë muaj, por në rast dispozitat e tilla nuk vlejnë për shkak se bëhet fjalë për funksione publike. Koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvend thonë se akoma nuk janë marrë vesh për vazhdimin e punës së komisionit dhe emërimin e udhëheqësve të institucioneve.

Marketing