Në takimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi me u.d. ambasador i Shtetit Katar, Sh. T. Hamad Jasim Al-Mahmod, u këmbyen më shumë informacione për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në planin e avancimit dhe intensifikimit të komunikimit bilateral në të gjitha nivelet, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehu shpresë se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndërmjet dy palëve do të thellohen, veçanërisht bashkëpunimi ekonomik, dhe në këtë drejtim apeloi te afaristët dhe odat ekonomike të të dyja vendeve të vazhdojnë të komunikojnë në mënyrë intensive edhe në periudhën e ardhshme. Ai theksoi se, vizita e afaristëve dhe investitorëve nga Katari, e realizuar në vitin 2015, është mjaft e dobishme dhe e rëndësishme për ne, gjithë me qëllim që të shihen përparësitë për investim në shtetin tonë. Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi të veçantë që me Katarin është vendosur linjë e drejtpërdrejtë fluturimi, që mundëson komunikim më të mirë dhe më të shpejtë ndërmjet qytetarëve të të dy vendeve, gjithashtu edhe për marrëdhëniet diplomatike në bazë rezidente, të përfaqësuara me ambasadat e dy vendeve, a gjithsesi se lehtësim i madh paraqet edhe abrogimi i regjimit të vizave për qytetarët tanë që udhëtojnë në Katar.
Ushtruesi i detyrës U.D. ambasador i Shtetit Katar, Sh. T. Hamad Jasim Al-Mahmod, falënderoi për takimin me Kryetarin e Kuvendit, si edhe për mundësinë të këmbejnë mendime dhe propozime rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm, dhe shprehu bindjen se gjatë mandatit të tij, do të ndihmojë dhe do të japë kontributin e vet në intensifikimin dhe përforcimin e bashkëpunimit, si në planin politik, ashtu edhe në atë ekonomik. Ambasadori e informoi Kryetarin Xhaferi se në periudhën e ardhshme, në Katar, do të realizohet takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilin takim do të precizohen dhe nënshkruhen të gjitha marrëveshjet e mbetura që janë parashikuar dhe të cilat do të mundësojnë komunikim më të fuqishëm dhe më intensiv në më shumë fusha.
Në fund, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se komunikimi i ndërsjellë do të vazhdojë të intensifikohet edhe në të ardhme.