Granit Xhaka do të largohet nga skuadra e Arsenal.
Mesfushori me prejardhje kosovare, Xhaka, thuhet të ketë arritur marrëveshje personale me skuadrën nga Bundesliga, Hertha Berlin.
Sipas raportimeve të medieve britanike, Xhaka është pajtuar për kushtet personale dhe tashmë vetëm pritet që Arsenal të aprovojë kalimin e lojtarit, në merkaton e janarit, transmeton lajmi.net.
‘Bild’ bën të ditur se Arsenal do ta lë të lirë lojtarin qysh në janar, nëse paguhet një shumë prej 17 deri në 25 milionë funte.
Opsion tjetër është edhe huazimi në janar, me obligim blerje në fund të sezonit.