Xhaka, me statistika mbresëlënëse për Zvicrën

Switzerland's Granit Xhaka in action during a Group A match between Hungary and Switzerland at the Euro 2024 soccer tournament in Cologne, Germany, Saturday, June 15, 2024. (KEYSTONE/Peter Klaunzer)

Granit Xhaka ka shkëlqyer edhe një herë me Zvicrën në ndeshjen e fituar ndaj Italisë.

Marketing

Me fitoren 2:0 të shtunën, Zvicra dhe Xhaka kanë avancuar në çerkefinale të Kampionatit Evropian.

“Play Squawka Selector” në platformën “X”, ka listuar disa të arritura të Xhakës në duelin ndaj kampiones në fuqi të Evropës.

101 prekje të topit

100% duele të fituara në ajër

94 pasime të sakta nga 98 të tentuara

16 inkuadrime në fazën e sulmit (më së shumti)

4 herë fitues i posedimit të topit

3 shanse të krijuara

1 largim i rrezikut

1 faull i fituar

Ndërkohë, faqja tjetër “Football on TNT Sports”, ka shkruar se Xhaka ka pësuar vetëm dy disfata, qëkur u largua nga Arsenali.

“Qëkur u largua nga Arsenali në korrik të vitit 2023, Granit Xhaka i ka humbur vetëm 2 ndeshje në nivel klubi dhe shteti”.

Marketing