Xhaka thyen heshtjen, flet për arsyen e largimit nga Arsenal: Gruaja ime nuk ishte më e lumtur në Angli….

Granit Xhaka, ka mohuar se është larguar nga Arsenali për shkak se gruaja e tij ishte e palumtur në Angli, gjë që ishte komentuar shumë në media.

Marketing

Mesfushori shqiptar ditë më parë kompletoi kalimin te Bayer Leverkusen, duke u larguar nga Londra pas shtatë vjetësh e më shumë se 200 paraqitjesh në Ligën Premier.

“Ka pasur gjithandej spekulime se gruaja ime nuk ishte më e lumtur në Angli. Kjo s’është aspak e vërtetë. Është fakt se unë jam person që gjithmonë më interesojnë sfidat e reja”, ka thënë Xhaka për “Keystone-SDA”.

Tutje kapiteni i Zvicrës tregoi edhe për bisedimet që kishte me trajnerin Xabi Alonso dhe kalimin te Bayer Leverkusen.

“Pas shtatë vjetësh, ishte koha për diçka krejt të re. Kampionati nuk është i ri për mua, por klubi po. Gjatë bisedimeve me drejtorin sportiv dhe Xabi Alonson (trajnerin), kam ndier se projekti afatgjatë në Leverkusen ishte më i vlefshëm dhe se më përshtatej 100 për qind”, ka nënvizuar Xhaka.

Xhaka ka pasur lavde për ish-trajnerin tek Arsenali, Mikel Arteta, duke e cilësuar atë si trajner shumë të afërt të cilin e respekton pafund.