Xhaka uron nënën për ditëlindje

Nëna e futbollistëve të njohur, Granit dhe Taulant Xhaka, sot e ka ditëlindjen.
Me këtë rast, djali i saj i vogël i shprehu urimet më të përzemërta në llogarinë e tij të Instagramit, duk shkruar mes tjerash se nuk do të arrijë dot kurrë të jetë sa gjysma e saj.

Marketing

“Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunëtore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja. Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gezuar ditelindjen nena ime e dashur, personi me i shtrenjtë në jetën time.❤️ “, ka shkruar ai në fotografinë e postuar ku duket bashkë me të dhe vëllanë.

Marketing