Xhaka zbulon sekretin e golave ​​në Arsenal: Kam lindur si sulmues

Granit Xhaka ka zbuluar sekretet pas formës së tij të golave ​​në Arsenal, me yllin zviceran që pretendon se ka lindur si një sulmues.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane po kalon në një formë fenomenale këtë sezon me Arsenalin.

Marketing

Në 13 ndeshje me ‘Topçinjtë’ ka arritur të shënojë tri herë.

“Kam lindur si një sulmues. Jo vertet! Deri në moshën 12 ose 13 vjeç luaja si sulmues dhe më pas më futën në mesfushë. Tani ju e dini këtë, kështu që le të shohim se sa njerëz flasin për të”,  ka thënë ai për ‘Evening Standard’, transmeton lajmi.net.

Duke qenë në krye të tabelës, Xhaka shtoi: “Nuk jam i befasuar, sepse në parasezon kisha një ndjenjë të mirë se si funksiononte gjithçka. Fryma e ekipit që ndërtuam atëherë ishte diçka që nuk e kisha në këtë klub deri më tani. E dija që ky sezon mund të ishte i veçantë për të gjithë, për veten tonë, për klubin”, përfundoi mesfushori

Arsenal kanë një ndeshje tjetër për të luajtur përpara pushimit të Kupës së Botës, me një udhëtim te Wolves që do të bëhet të shtunën.