Hisen Xhemaili,ministri pa resor të obliguar për rregullore të përmirësimit të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, njofton se zjarri i shkaktuar sot në disa shtëpi të fshatin Vicë edhe njëherë tregoi veprimin në kohë dhe me përgjegjësi të ekipeve të zjarrëfikësve të Tetovës. Angazhimi i banorëve të Vicës dhe rinia e fshatit meritojnë mirënjohje pafund dhe falenderim të veçantë për solidaritetin e treguar.
Fati i mirë i kësaj fatkeqësie është se zjarri nuk ka shkaktuar humbje në njerëz, por vetëm dëme materiale.Solidariteti i treguar sot nga banorët vendas, ekipet e zjarrëfikësve dhe ekipet shëndetësore besoj që nuk do të mungojë edhe nga institucionet tjera për t’u dal në ndihmë të dëmtuarëve!” – thotë Xhemaili