Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Republika e Kosovës sot është njohur nga Xhamajka.
“Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, shkruan Thaçi në Tëitter.
Po ashtu presidenti e ka falënderuar kongresistin amerikan Eliot Engel, për mëritën që e ka në arritjen e kësaj njohje.
“Ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga kongresisti Eliot Engel. Punë e mirë. Faleminderit miqtë tanë nga Kingstoni”, ka shkruar Presidenti Thaçi.
Kjo njohje vie pas një kohe të gjatë që Kosova nuk kishte marrë asnjë njohje.