“Xheloza çfarë po bëni?”, Daku dhe Seferi u kthejnë “reston” kritikëve

Mirlind Daku dhe Taulant Seferi janë çliruar pas fitores së mbrëmshme të kombëtares shqiptare përballë Gjeorgjisë në Tbilisi, duke ju kthyer “reston” ktitikëve të cilët i kryqëzuan pas humbjes me Çekinë.

Marketing

Postimit të Dakut që shkruan: “Xhelozë çfarë po bëni”, i është përgjigjur menjëherë Seferi, e pas tij kanë reaguar edhe Mario Mitaj dhe Thomas Strakosha.

“Xhelozë, çfarë po bëni”, pyet fillimisht Seferi me të qeshur. Është Daku që thumbon më pas duke iu përgjigjur: “Xhelozia sëmundje e madhe”. 

Kujtojmë se të dy lojtarët e nisën ndeshjen nga stoli. Silvinjo preferoi t’i jepte minuta gjatë pjesës së dytë.