Xhemail Dauti takim me drejtorët e doganave të rajonit

Drejtori i kompanisë ,Dauti Komerc Xhemail Dauti, ka marë pjesë konferencën rajonale B2B e cila u organizua nga odat ekonomike në Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, e cila ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes kompanive të rajonit si dhe tejkalimin e barierave doganore mes këtyre shteteve.
Përveç panel diskutimeve që ka patur drejtori Dauti, ai ka realizuar edhe takime bilateral me drejtorët e doganave të Maqedonis së Veriut,Kosovës dhe Shqipërisë, nga të cilët ka kërkuar lehtësimin e barierave doganore me qëllim lehtësimin dhe thjeshtësimin e pengesave proceduriale gjatë importit dhe eksportit të mallrave nga këto shtete. “Gjatë këtyre takimeve kam kërkuar nga drejtorët e doganave që të ngrejnë iniciativa që qeveritë e të trija vendeve ti harmonizojnë tarifat doganore me qëllim të zvogëlimit të mundësive për kontrabandimin e mallrave, gjithashtu kërkova që Maqedonia e Veriut ti largon barierat për prodhimet nga Kosova dhe Shqipëria”,ka deklaruar Dauti.Ai gjithashtu ka kërkaur nga institucionet e shtetit shqipëtarë që të tejkalohen barierat doganore duke mos pranuar vlerat e fakturave dhe kështu mallrat nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova bëhen jokonkurent në tregun e Shqipërisë.
“Gjithashtu kam kërkuar që skanimi i mauneve që tranzitojnë nëpër Shqipëri për në Bashkimin Evropian të bëhet vetëm një herë , e jo siç është praktike deri më tani. Kërkova nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Shqipërisë që të fillojë implementimi e modelit, Operator ekonomik i autorizuar, me qëllim të eliminimit të ndikimit të faktorit njeri në proceset doganore”,ka thënë Dauti. Ai ka marë premtim nga autoritete doganore të Kosovës dhe Shqipërisë që në afat kohorë sa më të shkurtër këta shtete do të ndërmarin hapa konkret në tejkalimin e barierave doganore.
Kjo konferencë u organizua nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet me Odën e Afarizmit të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Ideja e kësaj ngjarjeje ishte që të ketë B2B takime mes kompanive rajonale, përfshirë ato nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë.
Në këtë konferencë të pranishëm ishin edhe autoritete shtetërore të maqedonisë së Veriut, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, Kryeministri Zoran Zaev, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe përfaqësuesi i zyrës së USAID në Maqedoninë e Veriut z. Erik Janowsky.
Qëllimet e kësaj ngjarjeje të madhe rajonale ishte bashkëpunimi i bizneseve rajonale mes veti,promovimi I produkteve dhe shërbimet e kompanive, hapje e mundësive të reja në të tre tregjet që të mund të zgjerohen edhe në nivel evropian si dhe bashkëpunime të reja rajonale.
Projekti USAID për zhvillimin e ekosistemit afarist, që ka filluar që nga viti 2017, është duke punuar në mënyrë aktive në rritjen e produktivitetit, të ardhurave dhe vendeve të reja të punës në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme duke ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm të biznesit. Qëllimet e këtij projekti janë: të përmirësohen shërbimet që ofrohen nga OEMVP ndaj biznesit; të përmirësohet qasja e kompanive ndaj burimeve të financimit dhe rritje të investimeve nga kompanitë kryesuese për të përmirësuar zinxhirin e furnizimeve dhe zhvillimin e fuqisë punëtore.

Marketing
Marketing