“Sot, Qeveria e RMV-së solli vendim që Dibra dhe Qendër Zhupa të dalin nga karantina dhe t’u bashkohen qyteteve tjera në rregullat e përgjithshme!
⛔️Qeveria vendosi ndalim të lëvizjes dhe regjim të veçantë të lëvizshmërisë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe gjatë festës së ardhshme krishtere, Pashkët, gjegjësisht ndalimi i lëvizjes të jetë duke filluar prej 17 prill (e premte) nga ora 16:00 deri më datë 21 prill (e martë) në ora 05:00.
⛔️Ndalohet lëvizja dhe grumbullimi, në të gjitha parqet, vendet për piknik, vendet për rekreacion në parqet nacionale dhe pyjet.
📎Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme të forcojë kontrollet në këto vende.” – thotë Xhemaili