Xhemaili : Lëshohet në përdorim teleferiku në Kodrën e Diellit

Nga sot Teleferiku me 6 ulëse në Kodrën e Diellit do të jetë në funksionim të pandërprerë dhe në shërbim të turistëve, sportistëve, alpinistëve, dhe skiatorëve.
Traseja me gjatësi prej 1391 m, do të mund të përshkohet për 4 min e 35 sekonda. Teleferiku ka një kapacitet për 2400 udhëtarë për 1 orë dhe është projektuar me 6 ulëse i vendosur në 11 shtylla me 66 shporta/kabina.
Ky Teleferik është ndërtuar nga “Laitner” kompani me renome ndërkombëtare. Prodhimi i gjithë ansamblit të makinerive, ndërtimi i bazamenteve të stacioneve dhe montimi i vetë teleferikut ja rrisin vlerat kësaj vepre të mirëfilltë infrastrukturore për llojin e vet.
Vënia në shërbim e këtij projekti do të mundësoj shtigje të reja për skijim, qarkullim më të mirë dhe më të shpejt për skiatorët dhe padyshim do të rrit atraktivitetin dhe turizmin në ski-qendrën “Kodra e Diellit”.
#VulaBDI
Vin ditë të mira për Kodrën e Diellit-thotë Xhemaili https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2609149486000598&id=100007167168268

Marketing