Xhemaili: Masat e miratuara janë të sistemuara në tre shtylla kryesore. Ja detajet

Qeveria miratoi pakon e III-të masave ekonomike! Masat e miratuara janë të sistemuara në tre shtylla kryesore:

Marketing

📎Përkrahje financiare direkte për qytetarët me qëllim të stimulimit të konsumit me fokus në produktet dhe shërbimet vendase dhe sektorët e prekur;

📎Mbështetje dhe ndihmë e drejtpërdrejtë financiare për likuiditetin e sektorit privat dhe vendeve të punës në fazën e rrimëkëmbjes dhe rifillimit;

📎Përkrahje direkte për rritjen e konkurencës në sektorin e bujqësisë dhe për bujqit.

▶️Përkrahje financiare direkte për qytetarët me qëllim të stimulimit të konsumit me fokus në produktet dhe shërbimet vendase dhe sektorët e prekur.
▶️Kartelë për pagesë prej 9000 denarë për kategoritë e rënduara dhe familjet me të hyra më të vogëla të prekur nga COVID-19. Me këtë masë do të mbulohen përafërsisht 100.000 banorë dhe vlera totale pritet të jetë 1 milardë denarë ose 16 milionëëEuro.

▶️Stimulimi dhe inkurajimi i turizmit vendor nëpërmjet kuponëve prej 6.000 denarë për banorë + kartelë për pagesë prej 3.000 denarë. Me këtë masë do të mbulohen përafërsisht 100.000 banorë dhe vlera totale pritet të jetë 1 milardë denarë ose 16 milionë Euro.

▶️Kupon për shkollarët e mesëm, studentë dhe të rinj deri 29 vjet me fokus në aftësitë e IT dhe digjitalizimit. Me këtë masë do të mbulohen përafërsisht 100.000 banorë dhe vlera totale pritet të jetë 738 milionë denarë .

▶️Shpërblime për mjekët dhe personelin mjekësor në klinikat dhe repartet e infektologjisë.
Shpërblim në vlerë prej 20% të rrogës bazë për dy muaj për mjekët dhe personelin mjekësor. Me këtë masë do të mbulohen përafërsisht 3.000 mjek dhe personel mjekësor dhe vlera totale pritet të jetë 50 milionë denarë.

▶️Kompensim për personat që e kanë humbur vendin e punës si rezultat i COVID-19
Me këtë masë do të mbulohen 7.000 deri 8.000 personat dhe vlera totale pritet të jetë përafërsisht 150 milionë denarë .
Masa 1.6 Fundjavë shopingu me TVSH-ja ime.
Me këtë masë planifikohet të mundësohet që në disa sektorë më të prekur nga COVID-19 të mundësohet fundjavë shopingu dhe të fitohet kthim më i lartë i TVSH-se në krahasim me modelin e tanishëm.

▶️Përkrahje direkte financiare dhe përkrahje për likuiditetin e sektorit privat dhe vendeve të punës në fazën e rikuperimit dhe restartimit.

▶️Kredi pa interes me 30% grant për ndërmarjet mikro dhe të vogla.
Me këtë masë do të mbulohen përafërsisht 2.000 kompani dhe vlera totale do të jetë përafërsisht 1.9 miliardë denarë.

▶️Skema e garantuar e shtetit nëpërmjet Bankës zhvillimore.
Kjo masë parashef vlerë të garantuar të huave 9 miliardë denarë apo 150 milion euro dhe me masën planifikohet të niset në Shtator-Tetor.

📎Përkrahje finansiare e sektorit privat, ekonomisë dhe industrisë
Vlera e parashikuar prej 1.5 milardë denarë apo 25 milionë euro

▶️Modernizimi dhe tregjet e rreja
Kjo masë parasheh krijimin e platformës (marketplace)për industri të zgjedhura me theks në industrin e tekstilit dhe të këpucëve, prodhimin e mobiljeve dhe PVC dritareve -për të cilat kompanitë vendore mund të ofrojnë dhe plasojnë prodhimet e veta në tregjet e huaja nëpërmjet mënyrës alternative të shitjes me çka do të krijohet vlerë e shtuar dhe rritje e konkurencës.
Vlera totale pritet të jetë 6 milionë denarë ose 1 milionë Euro.

▶️Programë për shërbime për rritje të biznesit.
Vlera totale pritet të jetë 1.6 milionë Euro.

▶️TP Instrument për rregullim të shpejtë (Digjitalizimi MMSP 3.0)
Vlera pritet të jetë 200 milionë denarë.

▶️Koofinancim të eventeve dhe konferencave me 50% përkrahje financiare nga shteti dhe në vlerë maksimale prej 30,000 denarë. Vlera pritet të jetë 15 milionë denarë.

📎Përkrahje direkte për rritjen e konkurencës në sektorin e bujqësisë dhe për bujqit.

▶️Përkrahje e sektorit agrar nëpërmjet bankës për zhvillim.
Me këtë masë vlera totale pritet të jetë 307 milionë denarë denarë ose 5 milionë Euro.

▶️Kartela për pagesë me subvencione për furnizim me derivate me qëllim të mekanizimit të tyre. 50.000 bujq do të pranojnë kartela pagesore me subvencione për derivate të naftës. Pas subvencionimit prej 30% të vitit të kaluar për harxhimet e naftës, këtë vit subvencionet rriten në 50%. Me këtë masë vlera totale pritet të jetë përafërsisht 280 milionë denarë apo 4.6 milionë Euro.

▶️Mbështetje për ristrukturim të prodhimit të produkteve të reja në përpunimin e rrushit.
Vlera do të jetë përafërsisht 3.5 milionë Euro.

▶️Mundësimi i bashkëpunimit të sektorit publik dhe atij privat, duke modeluar partneritete publiko private në sektorin e duhanit dhe vreshtarisë.

▶️Reformë me qëllim të përdorimit më efikas të kullotave.
Me këtë masë mundësohet dhënia e kullotave me qira afatgjate me çka blegtorët do të kenë në shërbim përafërsisht 500.000 hektarë kullota për bagëtitë.

▶️Konsolidimi i tokës bujqësore – mundësi e re për rritjen e konkurencës.
Të hyrat e pritura në periudhë afatshkurte prej 3 vitesh është 250 milionë euro.
Masa 3.7 Financim i mikro subjekteve bujqësore.
Me këtë masë vlera totale pritet të jetë përafërsisht 185 milionë denarë apo 3 milionë Euro.

▶️Modernizimi i bujqësisë.
Nëpërmjet të projektit prej 50 milionë Euro të huazuara nga Banka Botërore do të ndërtohen dy qendra grumbullimi dhe distribuimi dhe platformë Agro Hub e cila to të ketë për qëllim të lidh ndërmarësit e rinj, ndërmarësinë shoqërore dhe bujqit me qëllim të krijimit të produkteve finale me vlerë të shtuar për tregun vendas dhe për eksport.