Xhemaili: Rruga Tetovë-Prizren,nevojë e kohës edhe për Kosovën!

Ministri Hisen Xhemaili ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe Kosovën për formimin e qeverisë. Xhemaili me këtë rast ka thënë se gadishmëria e shprehur për të ndërtuar këtë aks rrugor nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti të paraqitur në programin qeveritar është sinjal i mirë që pas formimit të qeverisë në Kosovë të punojmë bashkërisht për të projektuar e më pas realizuar këtë projekt kapital për kombin dhe shtetet tona!

Marketing

-Ekzistenca e studimit të fizibilitetit është një bazë e mirë për të nisur proçesi i lidhjes së marveshjes së bashkëpunimit me palën Kosovare për t’iu qasur këtij projekti deri në realizim duhet të fillojnë analizat për zgjidhje adekuate që të fillojnë procedurat për marrje të vendimeve të përbashkëta.
-Ndërtimi i aksit rrugor Tetovë Prizëren do të ketë shumë efekte pozitive për dy shtetet tona:
* Zhvillim ekonomik i zonës,
* Ritja e shkëmbimeve të tregut (dhe qarkullimit të mallrave) mes dy vendeve,
* Qasje më e shpejtë për dalje në det (porti i Lezhës dhe Durrësit),
* Zhvillimi i turizmit në Kodrën e Diellit dhe në Malësinë e Tetovës dhe rethinës
* Ritja e komunikimit mes banorëve të
zonës në të dy anët e kufirit.

Projekti” përcakton objektivat e vendosura, rezultatet e pritshme dhe burimet e nevojshme – financiare, etj. arritjen e objektivave, ndjekjen e ecurisë së punës gjatë fazave të ndryshme të saj, dhe organizimin së bashku me ndarjen e detyrave.

Por është thelbësore që, për suksesin e projektit në mënyrë të pandërprerë, të vazhdohet bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse të të dy shteteve. Na priftë e mbara në këte projekt me përmasa kombëtare! shprehet Xhemaili.