Xhensila bëhet bionde “për Noizyn”

Xhensila Myrtezajn rrallëherë e shohim të eksperimentojë me flokët, më saktë me ngjyrën e tyre pasi prej vitesh ka preferuar të qëndrojë tek nuanca e saj natyrale.

Marketing

Por me fotot e fundit, këngëtarja i ka habitur të gjithë duke u shfaqur bjonde.

Artistja është shfaqur duke pozuar buzë detit, e veshur me shumë stil dhe sigurisht vëmendja është tek ndryshimi në pamje.

Xhensila ka marrë shumë komplimente nga ndjekësit, të cilët i shkruajnë se i shkojnë shumë flokët kështu, por duhet t’ju themi se janë thjesht paruke.

Vetë ajo ka postuar në Instastory disa video nga koncerti i fundit ku shfaqet me flokët e saj natyralë e që janë larg bjondes.

Ky ndryshim i këngëtares ka ardhur si pasojë e videoklipit që në fakt nga fotot e publikuara në Instagram nga e njëjta skenë, zbulohet se do të jetë një tjetëR bashkëpunim me Noizyn.