Xhesika e “O sa mirë” i futet politikës

Aktorja dhe moderatorja kosovare, Arta Nitaj është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar vetë Nitaj përmes një postimi në rrjete sociale.

Marketing

“Nga sot fillova rrugetimin tim të ri në fushën e politikës, në Dekaden e Re të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Nitaj ndër të tjera tregoi kush ishte frymëzim që ajo të merrte këtë vendim.
“Frymëzim për mua ishte Ariana Musliu Shoshi, anëtarja me vlerat më të larta njerëzore dhe intelektuale”, ka shkruar Nitaj.