Ende asnjë epilog nga konfiskimi i duhanit në Luboten

Që nga 25 qershori, kur u ndërmor aksioni në Luboten dhe 12 lokacione tjera në Shkup për duhanin, akoma asnjë procedurë penale për të dyshuarit. Nga Prokuroria Publike thonë se nuk ka arritur ndonjë dosje për rastin e duhanit në Luboten. Sipas tyre, ende nuk mund të marrin masa ndaj të dyshuarve për kontrabandë.

Marketing

“Dy muaj pas aksionit policor për konfiskimin e duhanit të kontrabanduar në fshatin Luboten të Shkupit, autoritetet vazhdojnë të heshtin. Nga Policia Financiare nuk u përgjigjen pyetjeve se deri ku është procedura e hetimit ndaj banorëve të dyshuar për paketim dhe firmave që dyshohen se kanë kontrabanduar duhanin e llojit ‘Virxhinia’ nga shtetet fqinje.”

Gjatë bastisjes u konfiskuan 14 ton duhan, për të cilin u konstatua se 95% ishte i kontrabanduar nga jashtë prej trafikantëve fizik dhe juridik, ndërsa pjesa tjetër ishte duhan i kultivuar nga banorët. Në ditën që pasoi u bastisën 5 kompani: Kontraktor Trejd, Need for Speed, Urban Logistik, LRB Fresh dhe Urban Trans. Lidhur me hetimin, Policia Financiare kërkoi një eskpertizë të duhanit të konfiskuar edhe nga Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë, por s’ka rezultate.

Banorët e fshatit, të cilëve gjatë bastisjes u morën sasi tu duhanit të papërpunuar dhe makineri, ende nuk dinë se për çfarë dyshohen ngaqë nuk kanë asnjë shkresë zyrtare nga organet kompetente.

Na morën atë duhan që e patëm, atë kafshatë të bukës. Që nga ajo ditë nuk kemi asnjë njoftim se për çka, as shteti nuk na ka dërguar thirrje. Nuk kemi asnjë lajm. Tani nuk arrij ta kuptoj se për çfarë na morën duhanin, ne prej asaj kemi siguruar idaren e shtëpisë”-tha Njazi Rexhepi, banor.
Policia financiare dyshon se duhani i sekuestruar ka hyrë edhe nëpërmjet pikave doganore. Nga Drejtoria e Doganave vazhdojnë të mbajnë pezull dyshimin nëse dikush nga doganierët kanë ndihmuar gjatë importit të duhanit në Luboten. Përveç krimit financiar dhe mashtrimeve doganore, për veprën keqpërdorim të detyrës zyrtare hetohen edhe funksionarë të disa institucioneve që dyshohen se janë të përfshirë në këtë rrjet trafikimi.