BDI-ja paralajmëron se amendamentet e opozitës shqiptare nuk do të pranohen nga arkivat e Kuvendit. Deputeti i integristevë, Xhevat Ademi në emisionin “Rruga drejtë…” ka deklaruar se asnjë amendament nga 4 amendamentet e Qeverisë nuk do të pranohen dhe se amendamente shtesë mund të propozohen vetëm për 4 amendamentet që kanë të bëjnë me ndryshimin e kushtetutës në përputhje me marrëveshjen e Prespës. Amendamentet e opozitës, Ademi i cilësoi si të panevojshme në këtë situatë.
“Amendamente mund të dorëzohen ekskluzivisht vetëm për 4 draft-amendamentet e propozuara të Qeverisë. Mund të dorëzohet amendament për emrin e Qeverisë dhe tjetër jo. Mund të dorëzohet amendament vetëm për preambulën, mund të dorëzohet amendament për tërësinë dhe pacenueshmërinë territoriale të shtetit dhe mund të dorëzohet amendament për kujdesin e shtetit ndaj diasporës. Amendament tjetër, shërbimet e Kuvendit nuk e pranojnë sepse iniciativa është strikte e shpjeguar”, deklaroi Xhevat Ademi.