Ballina Lajme Maqedoni Xhevat Selami: Gjatë ditës së djeshme dhe të sotshme është intervenuar mbi...

Xhevat Selami: Gjatë ditës së djeshme dhe të sotshme është intervenuar mbi 25 herë me avionët e DMSh-së

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim z. Xhevat Selami është duke vëzhguar nga afër situatën në terren, ku është ndërhyrë nga ajri me avionë të DMSh-së në shuarjen e zjarrit në fshatrat përeth Koliçanit të epërm dhe Uji i Kuq.

Marketing

Gjithashtu kanë vepruar dhe ekip i NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe anëtarët e Shoqatës Vullnetare Zjarrfikëse “Bajram Miftari”-Çair, të cilët janë pjesë e Ekipeve të reagimit të shpejtë të cilët janë pjesë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Nga 4 vatra zjarri që ishin përhapur dy janë plotësisht të shuara, ndërsa dy janë nën kontrol.

Gjatë ditës së djeshme dhe të sotshme është intervenuar mbi 25 herë me avionët e DMSh-së.

Marketing
Exit mobile version