Xhiroja e 13-të në elitë, sjell dy përballje shqiptare

Fundjava do të sjell xhiron e 13-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kjo xhiro do të sjell dy përballje shqiptare, aty ku në Çair, Shkupi do të pret Gostivarin, teksa Besa e Dobërdollit do të përballet me kampionët në fuqi, Struga Trim Lumin.

Marketing

Shkëndija në këtë fundjavë do të jetë mysafire e Rabotniçkit në kryeqytet në një duel që do të ketë “luftë” për kreun e tabelës. Ndërkohë Voska Sport në Ohër do të pret Tikveshin e Kavadarit, përderisa në ndeshjet tjera takohen Brera – Sileksi dhe Pelisteri – Vardari.

Kjo e fundit do të zhvillohet në mbrëmje të dielën, duke nisur nga ora 19:00, teksa të gjitha sfidat tjera janë në program nga ora 13:00. /SHENJA/

Marketing