Vazhdojnë të reagojnë ish diplomatët e Shtëpisë së Bardhë për pengesën bullgare ndaj RMV-së për integrim. Edvard Xhozef thotë se BE nuk ndërmerret asnjë masë për të ndaluar ofensivën bullgare drejt stagnimit të politikës së zgjerimit.
“Unioni nuk bën asgjë. Po ashtu edhe Gjermania gjatë presidencës së saj i lejoi Bullgarisë të pengojë Shkupin të fillojë bisedimet zyrtare me BE-në, edhe pse Bullgaria nuk është ndër shtetet e fuqishme të unionit.”,- tha Xhozef.
Bisedimet mes Shkupit dhe Sofjes pritet të vazhdojnë pas zgjedhjes së qeverisë së re në vendin tonë, të cilave do t’ju paraprijë vizita e parë e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov.