Xhudistët e Kosovës, pesë medalje në Kampionatin Ballkanik në Sarajevë

Ekipi i xhudos i Kosovës në Kampionatin Ballkanik për Seniorë që u mbajt në Sarajevë. Foto | Federata e Xhudos e Kosovës

Marketing

Ekipi i Kosovës në xhudo sot ka garuar në Kampionatin Ballkanik për Seniorë që u mbajt në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Dy medalje të arta, dy të argjendta, një të bronztë dhe një vend të 5-të, është epilogu i meçeve të sotme.

“Garuesit tonë sot zhvilluan ndeshje të bukura e atraktive ku arritën rezultate edhe në këtë Kampionat Ballkanik”, tha Federata e Xhudos e Kosovës.

Rezultatet e xhudistëve nga Kosova:

Flaka Loxha (-57 kg) e artë;

Dëbora Gjakova (-63 kg) e artë;

Erza Muminoviq (-52 kg) e argjendtë;

Dardan Cena (-73 kg) i argjendtë;

Muhamedin Veseli (-66 kg) i bronztë;

Anes Veseli (-81 kg) vendi i 5-të.

Loris Sharapolli (-81 kg) mbeti pa plasman – fitoi dy ndeshje e dy i humbi.

Dion Sharapolli (-73 kg) poashtu mbeti pa plasman – fitoi një ndeshje kurse dy tjera i humbi.

Marketing