Xhumaja e parë e Ramazanit në Xhaminë Ajasofja falet nën masat e COVID-19

Namazi i xhumasë së parë të muajit Ramazan në Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) u fal duke marrë masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Personat që erdhën në xhaminë Ajasofja përjetuan lumturinë e faljes së namazit të xhumasë së parë të muajit Ramazan, që emërtohet ndryshe sulltani i 11 muajve.

Në namazin e lejuar me një numër të caktuar besimtarësh në kuadër të masave kundër COVID-19, është vërejtur se qytetarët kanë vendosur maska dhe se është ruajtur distanca fizike.

Marketing

Personat pjesëmarrës që dëgjuan hutben lidhur me bollëkun, bukuritë dhe rëndësinë e Ramazanit, pas namazit bënë lutje.

Xhumaja e parë e Ramazanit u fal me qetësi dhe emocione edhe në xhamitë e tjera si Fatih, Süleymaniye dhe Eyüp Sultan.



.. .