Xhumaja e parë zyrtare e Reisul Ulemasë në xhaminë e Mustafa Pashës

Nën organizimin e Muftinisë së Shkupit, gjegjësisht Muftiut Dr. Qenan ef. Ismaili, me datë 12Qershor 2020, në xhaminë e Mustafa Pashës, u fal edhe Xhumaja e parë zyrtare e u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai. Në daljen e tij publike para xhematit, myftinjve të Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe para një numri të madh të figurave eminente në vendin tonë, Kryetari i BFI, personalisht njoftoi për ndryshimet e bëra në udhëheqësinë e Bashkësisë FetareIslame, për mbështetjet dhe përkrahjet e përditshme dhe parezervë që vijnë si nga vendi ashtu edhe nga jashtë në adresë të BFI-së dhe të Kabinetit të Reisul Ulemasë. Fillimisht para të pranishmëve Kryepari i BFI mbajti një fjalim falënderues për nëpunësit fetar të qytetit të Shkupit, operativën e Muftinisë së Shkupit e cila nën drejtimin e Muftiut Dr. Qenan ef. Ismaili po kthehet në një muftini shembullore. Ai posaçërisht falënderoi xhematin e Shkupit, i
cili gjithmonë e ka ndihmuar organizimin e jetës fetare, gjithmonë ka qenë pranë xhamive dhe institucionit BFI duke i mbështetu ato, andaj edhe meritojnë përkushtim më të madh nga ana e institucionit tonë. Reisi gjithashtu e njoftoi opinionin se pikërisht në Shkup e ka filluar karrierën e tij, duke punuar si ligjërues për katër vite në xhaminë e Jahja Pashës por edhe si edukator e profesor në Medresenë Isa Beu për mbi 10 vite. “Ndjej kënaqësinë e veçantë që ndodhem sot, para jush, këtu në Shkupin e madh me traditë të lashtë fetare, këtu ku kultivohen vlerat e islamit të mirëfilltë, qyteti ku kalova një pjesë të jetës sime në edukimin e gjeneratave shembullore.” tha Reisul Ulemaja, duke shtuar më tej se: Shpreh mirënjohjet e mia për organizimin e sotëm dhe mikpritjen nga ana e Myftinisë së Shkupit nën udhëheqjen e Myftiut Dr.Qenan ef. Ismaili, i cilipo bën një punë të jashtëzakonshme, duke sjellë një frymë të re që marrja e këtij amaneti si i pari i Shkupit, në jetësimin e objektivave tona si institucion kryesor, përgjegjës për jetën fetare në vendin tonë.”
Për sa i përket organizimit të BFI, Reisul Ulema Shaqir ef. Fetahu tha: “Kemi përgjegjësi për lëvizje të drejtë të BFI. Organizimi i jetës fetare, udhëheqja e drejtë dhe prezantimin e islamit e kemi amanet nga i madhi Zot dhe nga gjithë besimtarët. Gjithashtu e kemi për detyrë organizim sa më të mirë, më të shëndoshë, për të lëvizur drejt ardhmërisë së islamit. Ky do të jetë gjithmonë përkushtimi jonë i pa kompromis.
Jetojmë në një ambient multietnik, andaj me vetëdije të lartë ju premtoj se BFI gjithmonë do të jetë në shërbim të besimtarëve, ndërsa dyert e saj do të jenë gjithmonë të hapura për besimtarët, pavarësisht ngjyrës që kanë apo gjuhës që e flasin.
Është përgjegjësi e madhe për ta ndërtuar ardhmërinë e bashkësisë fetare islame bazuar në frymën pozitive, të shëndoshë ku pikësynimi kryesor do të jetë të jemi sa më afër Allahut Fuqiplotë, sa më afër porosive të Zotit, besimi në Zot, besimi në respektin ndaj njëri tjetrit, ngritjen e vetëdijes tek respekti mes njerëzve, e në këtë mënyrë, ti japim Institucionit kompetencën që e ka, pra të arrijmë deri tek zemrat e besimtarëve dhe tek ta të mbjellim ndjenjën më të lartë që quhet njerëzorja, moralja shpirtërorja dhe edukimi i vetëdijes njerëzore.
Jemi të gatshëm të përballemi me të gjitha sfidat që na presin në të ardhmen. Momentalisht BFI është një organizatë shumë e madhe, e cila në vete përfshin rreth 1 milion besimtarë të gjitha nacionaliteteve, rreth 700 objekte fetare me mbi 1000 nëpunës fetar, me 5 institucione fetare arsimore, shkolla të mesme të gjinisë mashkullore dhe femërore, me një Fakultet të Shkencave Islame, me shumë shoqata dhe organizata të brendshme në sferën humanitare dhe sferën
organizative. Institucioni jonë na detyron të kemi vetëdije të madhe, sepse me organizim të shëndoshë brenda institucionit tonë, ne prezantojmë vlerat e Islamit në vend e veçanërisht në Evropë dhe Ballkan.” tha mes tjerave Kryetari i BFI, duke shtuar më tej se edhe koha në të cilën jetojmë, është një sfidë e vërtetë në aspektin e nivelit të edukimit dhe arsimit, modernizimin e shoqërisë në aspektin e ngritjes të vetëdijes tonë, për themelimin e instituteve të veçanta që do të merren me problematika të veçanta, duke mos na lënë pas konkurrencës të madhe kulturore brenda popujve. H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e përfundoi fjalimin e tij me një porosi dhe lutje për besimtarët: “Nuk ua bëjmë hallall nëse sa herë që do ta shihni se nuk jemi në rrugën e drejtë, ju nuk do të na e
tërhiqni vëmendjen”.Mesazhin e xhumasë e përcolli atasheu për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë z. Murat Alkan ndërsa në namazin e xhumasë besimtarëve iu priu Reisul Ulema H.Hfz.
Shaqir ef. Fetahu.

Marketing

 

Marketing