Xiaomi prezanton telefonin 64-megapiksel me çmim marramendës

Xiaomi prezantoi telefonin më të fundit të serive shumë popullore Redmi Note dhe ashtu siç Redmi Note 7 kishte kamër 48-megapiksel, Redmi Note 8 Pro ka sensor 64-megapiksel.

Marketing

Dy ditë më parë Realme prezantoi modelin XT me të njëjtin sensor por Xiaomi tashmë ka bërë prezantimin e plotë.

Për çfarë do tu duhej një kamër 64-megapiksel? Ashtu si telefonët 48-megapiksel, ju nuk mund të realizoni foto me rezolucion të plotë.

Të dy dizajnët e sensorëve përmbajnë pikselë me madhësi 0.8μm por që grupohen katër së bashku për të ofruar ndjeshmëri më të mirë ndaj dritë.

Duke përdorur këtë teknikë një kamër 48-megapiksel prodhon imazhe 12-megapiksel ndërsa me sensorin e ri 64-megapiksel do të merrni rezolucionin 16-megapiksel.

Sensori i ri gjithashtu është fizikisht më i madh. Në disa situata, me dritë ekstremisht të lartë, do të dëshironit të realizoni foto 1:1 64-megapiksel por 16-megapiksel do të jenë më i përdorur në situata të ndryshme.

jithsesi Redmi Note 8 Pro e ka një arsye për tu blerë ndërsa pjesa tjetër e harduerit është ajo që prisni nga një telefon Xiaomi.

Ekrani 6.55-inç 1080p dhe katër kamera të pasme ku përveç sensorit 64-megapiksel ofron një 8-megapiksel super të gjerë dhe dy asistivë me nga 2-megapiksel. Kujtojmë se sensori ballor është 20-megapiksel.

Note 8 Pro ka procesorin MediaTek Helio G90T me 6 ose 8GB RAM dhe 64 ose 128GB memorie.

Ndërsa modeli Note 8 ka ekran 6.3-inç 1080p, procesor Snapdragon 655, skaner të pasëm të shenjave të gishtërinjve, katër kamera të pasme por sensori 48-megapiksel zëvendëson atë 64-megapiksel. Kamera selfie është 13-megapiksel dhe bateri 4,000 mAh. Çmimet fillojnë nga 140 dollarë për Note 8 dhe 195 dollarë për Note 8 Pro.