Yakin për ndeshjen ndaj Kosovës: Duel vëllazëror

2KHTMRF Al Wakra, Qatar. 24th Nov, 2022. Soccer: World Cup, Switzerland - Cameroon, preliminary round, Group G, Matchday 1, at Al-Janub Stadium in Al-Wakra, Murat Yakin, coach of Switzerland, cheers after the final whistle. Credit: Christian Charisius/dpa/Alamy Live News

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka komentuar ndeshjen ndaj Kosovës.
‘Fadil Vokrri’ do jetë nikoqir i një takimi mjaft interesant për Kosovën dhe Zvicrën në kualifikueset për në Euro 2024.

Marketing

Futbollistët nga Kosova që mbrojnë ngjyrat e Zvicrës do përballen me vendlindje e tyre.

Se do jetë një takim emocional e ka pranuar edhe trajneri i kombëtares helvetike, Murat Yakin.

Por, për trajnerin shqetësuese është gjendja e fushës në ‘Fadil Vokrri’.

“Nga shorti e dija se kjo mund të ishte një nga ndeshjet më të vështira në grup. Gjithashtu emocionalisht. Ju keni lojtarë të lidhur me Zvicrën, ne kemi lojtarë të lidhur me Kosovën. Por emocionet në këtë duel vëllazëror do të jenë vetëm pozitive. Unë jam më i shqetësuar për diçka tjetër.

Fusha në Prishtinë ishte në gjendje shumë të keqe gjatë ndeshjes së fundit kundër Rumanisë. Shpresoj se do të luajmë në një fushë të mirë”, u shpreh së fundmi Yakin.

Kujtojmë që ndeshja Kosovë – Zvicër zhvillohet më 9 shtator, nga ora 20:45.

Marketing