Yamal favorit për Topin e Artë, ja pse do të “futet” në histori nëse e fiton

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, është tani favoriti kryesor për të fituar Ballon d’Or 2025, sipas vlerësimeve të organizatorëve të basteve, transmeton Insajderi.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku ka qenë vendimtar në ndeshjet e mëdha, Yamal ka kaluar shokun e tij të skuadrës, Raphinha, në garën për çmimin prestigjioz.

Në ndeshjen e fundit të Champions League kundër Inter Milan, 17-vjeçari tregoi një performancë të jashtëzakonshme, duke shënuar një gol spektakolar dhe duke goditur dy herë shtyllën.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, e përshkroi Yamal-in si një “talent që vjen një herë në gjysmë shekulli”.

Nëse vazhdon me këtë formë deri në fund të sezonit dhe ndihmon Barcelonën të fitojë Champions League, La Liga dhe Copa del Rey, ai mund të bëhet fituesi më i ri në histori i Ballon d’Or.

Marketing