Ylber Sela: Inspektorati duhet që sa më shpejtë të formohet

Debati i ashpër në mbledhjen e Komisionit për sistem juridik, ku kaloi leximi I parë i Ligjit për krijimin e Inspektoriatit për Zbatimin e Ligjit të Gjuhëve, hapi dilemat e para se si në të vërtetë do të funksionojë ky inspektorat. BDI këmbëngul për ndryshime në disa nene për të precizuar institucionet të cilat duhet ta zbatojnë ligjin, dhe të parashihen dënimet për ata që nuk e zbatojnë. Opozita maqedonase këmbëngul se ligji po sillet me nxitim dhe ka shumë mangësi. Këto mangësi në fakt I konfirmoi edhe Drejtor i Agjencisë për zbatimin e ligjit për Gjuhë, Ylber Sela, i cili në një prononcime për TVM 2 kërkoi nga deputetët që të intervenojnë me amandamente me qëllim të përmirësimit të së njëjtave.

Marketing

“Ne në fillim jemi të interesuar që Ligji për Inspektoratin e Gjuhës të mos ketë shprastira dhe mangësi, normalisht që ky ligj që është në Kuvend ka disa mangësi dhe disa shprastira, por shpresojmë se deputetët në Kuvend të japin propozime që të bëhet ashtu sic duhet. Mendoj se Inspektorati duhet që sa më shpejtë të formohet jetë, sepse pas 14 janarit na pret një fazë e re, apo faza e dytë që parasheh për institucionet t’i harmonizojnë ligjet për përdorimin e gjuhëve dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt, sepse është në përdorim të funksionimit të Ligjit për Përdorimin e Guhëve, dhe kështu kompletohet i tëri”, ka deklaruar për MTV2, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për Gjuhët, Ylber Sela.

Sela poashtu theksoi se gjoba për institucionet të cilat nuk do ta zbatojnë ligjin duhet të ketë, dhe se ai duhet të jetë thelbi i ligjit në fjalë. Por Sela nuk pajtohet me konstatimin e opozitës maqedonase se jemi herët për krijimin e një institucioni të tillë, sepse sipas tij pas 14 janarit fillon faza e dytë, dhe çdo vonesë krijonë pengesa plotësuese në punën e këtij institucioni.

“Ne si agjenci kemi kompetencat tona, ndërsa inspektorati ka kompetencat e veta që e kemi thënë edhe më herët për vazhdimin dhe inspektimin e ligjit në terren. Ne po e shohim se ka gabime, ka mangësi, por ka edhe disa institucione të cilat nuk kanë edhe vullnet, prandaj duhet të krijohet inspektorati që mandej ato institucione të cilat nuk e zbatojnë ligjin, atëherë normalisht që do të reagojë inspektorati, prandaj kjo është e domosdoshme”, tha Sela.

Ligji i cili ishte hartuar nga Ministria e Drejtësisë, kaloi në lexim të parë nga deputetët me 7 vota pro, 1 të përmbajtur, dhe një kundër. Por në debatin parlamentarë, është paraparë debate I gjerë,dhe intervenime me disa amandamente nëse nuk harmonizohen qëndrimet mes deputetëve.

Marketing