Ylli do të sjellë shumë shpejtë baladën ‘Harrom’.
Yll Limani është një nga artistët shumë të dashur për publikun e së fundi këngëtari po sjell vazhdimisht këngë që po dëgjohen shumë e po shndërrohen në hite.
Para disa kohëve, Ylli ka publikuar një video ku dëgjohet duke kënduar refrenin e një kënge të re të padëgjuar më parë, shkruan Gazeta Express.
Por, vetëm ajo pjesë e shkurtër ka mjaftuar që fansat ta adhurojnë këngën të cilën Ylli ia kishte lënë emrin ‘Harrom’.
Që nga ajo kohë, të gjithë po presin që artisti të publikojë këngën e plotë, por Ylli gjithmonë ka vendosur që të vijë me një këngë të re duke e lënë ‘Harrom’ anash.
Por, baladës së shumë kërkuar duket se i ka ardhur koha!
Sot përmes një fotoje në Instagram këngëtari ka treguar se shumë shpejtë do të publikojë të plotë baladën me videoklip, ndërsa ende e ka lënë mister datën e publikimit të këngës.