Ylli francez e do vetëm këtë skuadër gjermane(Foto)

Mbrojtësi francez i cili edhe e fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018, Benjamin Pavard ka refuzuar shumë skuadra për tu bërë pjesë e Bayern Munchen, shkruan Zëri.info.

Marketing

Mbrojtësi u kërkua nga shumë klube evropiane por ai nuk deshi të largohet nga futbolli gjerman aty ku pati momente të mira me Stuttgartin.

“Bayerni është skuadra më e mirë në Gjermani dhe në të gjithë botën, prandaj ose vija këtu tek Bayern ose nuk shkoja askund tjetër”, ka thënë Pavard gjatë prezantimit.