Ylli i Arsenalit, që ka prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit
Ai në profilin e tij në Facebook, ka postuar një fotografi ku ai lutet para ndeshjes me mbishkrim Ramadan Mubarak.
“I uroj të gjithë vëllezërve dhe motrave myslimane paqe dhe harmoni gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit”, shkruan Mustafi në gjuhën angleze, duke përfunduar në shqip me fjalët “Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit”.