Pesë ishte numri i rasteve pozitive me koronavirus, në kampionatin spanjoll, La Liga.
Emrat e lojtarëve nuk ishin publikuar në kohën kur dolën rezultatet, por tashmë kanë filluar raportimet për lojtarët që kanë rezultuar pozitivë.
‘Globoesporte’ shkruan se është anëtari i Atletico Madrid, Renan Lodi, ai që është në mesin e lojtarëve të prekur nga virusi, transmeton lajmi.net.
Lojtari thuhet të mos ketë pasur simptomat e virusit. Ai tashmë do të vet-izolohet në shtëpinë e tij.
Pas 10 ditëve, lojtari pritet t’i nënshtrohet edhe një testi tjetër, për të parë nëse ka tejkaluar virusin.
Nga Atletico Madrid dhe vet lojtari nuk ka ndonjë konfirmim se ai është në mesin e të prekurve.