Më 16 janar të këtij muaji Juventusi do të takohet me Milanin në kuadër të Superkupës së Italisë, dhe me gjasë Mario Mandzukic do të mungojë.
Juve e ka konfirmuar se sulmuesi korat ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë gjatë stërvitjeve të ditës së sotme.
Mandzukic do të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Bolognas në kuadër të Kupës së Italisë.
Ndërsa ende vazhdon dyshimi për ndeshjen ndaj Milanit, që do të zhvillohet në stadiumin “King Abdullah” në Jeddah të Arabisë Saudite.
Mandzukic në këtë stinor ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 4 asistime në 21 paraqitje.