Ylli i Juventusit s’i kalon testet mjekësore, dështon transferimi në Atletico Madrid

Atletico Madrid ka përjashtuar përfundimisht transferimin e sulmuesit Moise Kean si huazim.

Marketing

Kjo, pasi që sulmuesi italian nuk i ka kaluar testet mjekësorë që iu është nënshtruar, raporton ‘Marca’.

Kean kishte pësuar, sipas mediumit spanjoll, një dëmtim që do ta mbante jashtë fushave të gjelbërta për të paktën 4 javë, kohë që Atletico e konsideroi të tepruar.

Te Juventus, sulmuesi transalpin nuk po luante mjaftueshëm për shkak të problemeve fizike që pati gjatë gjithë sezonit.

Vlen të kujtohet se Kean ishte në zonën VIP të Metropolitanos javën e kaluar, në ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Valencias.