Ylli i muzikës Robbie Williams tani është edhe një astrolog i suksesshëm

‘Kozmiku’ Bob Smart alias këngëtari Robbie Williams ka kohë që u jep këshilla të vlefshme astrologjike ndjekësve të tij në Instagram dhe mesa duket po ia del shumë mirë edhe në këtë fushë.

Marketing

Këngëtari i njohur poston në llogarinë personale në Instagram, përveç fotove edhe videove të shumta nga jeta personale dhe profesionale, edhe këshilla dhe parashikime astrologjike, herë humoristike e herë më serioze, si burim frymëzimi për këdo që e ndjek.

Ai vret mendjen për kuptimin e jetës, i nxit fansat të ‘heqin qafe’ njerëzit që nuk i pranojnë ashtu siç janë, madje ai është shumë i gatshëm të lërë skenën dhe të studiojë “sekretet” e jetës.

Ylli i muzikës tashmë duket se është shumë i përfshirë me astrologjinë, me shembuj tipikë të postimeve të tij të fundit me parashikime dhe këshilla për shenja të ndryshme të horoskopit.

Një javë më parë, Williams postoi një parashikim për Demin, duke vënë në dukje në mbishkrimin e tij se ai është zyrtarisht i certifikuar si astrolog dhe se po bëhet profesionist në këtë fushë, madje u tha fansave t’i tregojnë datat kur kanë lindur dhe, nëse do i lindte dëshira mund t’iu bënte edhe tabelën e tyre astrologjike.