Ylli i NBA shpërthen ndaj Erdogan

Enes Kanter do të jetë mungesa e madhe e New York Knicks në ndeshjen që kjo skuadër do të luajë në Londër kundër Washington Wizards, si pjesë e takimeve udhëtuese në Evropë që bëjnë skuadrat e NBA-së.

Marketing

Ylli turk i basketbollit ka frikë se mos i bëjnë atennttat në Evropë, apo të arresstoohet atje, ndaj nuk udhëton në asnjë vend tjetër përveç SHBA dhe Kanada, si pasojë e përplasjeve publike që ka pasur me regjiimmin e Erdoganit në Turqi.

“Ka një rrezik të madh për mua”, tha Kanter para gazetarëve, duke shpjeguar se teorikisht është një atlet pa shtetësi, pasi ia kanë hequr atë turke. “Është për faj të atij të çmendurit, presidentit turk. Ekziston mundësia që të më vrrassin atje”, vijoi ai.

Lojtari është tallur në rrjetet sociale me Ergodan dhe kjo ka sjellë edhe dënniimin e tij nga drejtësia turke e cila ka nxjerrë urdhër arreessti ndërkombëtar për të. Si pasojë e kësaj situate, babai i tij u dënua gjithashtu si pjesëtar i një organizate terroorriste.

“Më vjen keq se kjo ndikon në karrierën time, unë dua të ndihmoj ekipin tim të fitojë. Por për faj të këtij të çmenduri, këtij dikkttatori, nuk mund të bëj punën time. Kjo është e trishtë”, tha lojtari i cili në këtë sezon në NBA ka një mesatare prej 14.4 pikësh dhe 10.6 topash në tabelë për ndeshje.

Marketing