Ylli i Premierligës: Çdo klub e ka nga një homoseksual apo biseksual në skuadër

Kapiteni i Watfordit, Troy Deeney, beson se çdo klub i futbollit e ka mbase nga një lojtar homoseksual apo biseksual në skuadër dhe thotë se atletët profesionistë e kanë tani mundësinë më të madhe për të dalë publikisht si të tillë.

Marketing

Derisa disa lojtare të mëdha të cilat janë homoseksuale apo biseksuale kanë dalë publikisht, ende asnjë futbollist i madh homoseksual apo biseksual nuk e ka shfaqur orientimin e vet seksual publikisht.

Ish-mesfushori i Aston Villas dhe Gjermanisë, Thomas Hitzlsperger, ishte i burrë i parë në futboll që haptazi tha se është homoseksual në vitin 2014, menjëherë pas pensionimit.

Duke folur për BBC, Deeney tha: “Do ta them publikisht se mbase në çdo ekip futbolli është nga një homoseksual apo biseksual. Ka të tillë, 100 për qind”.

“Mendoj se personat që janë homoseksual apo nga ky komunitet janë shumë të brengosur sepse u duhet ta bartin mbi supe përgjegjësinë e të qenit i pari që del haptazi. Mendoj se sapo të dalë i pari, do të dalin shumë të tjerë pas tij”, shtoi ai.

Deeney, i cili u rikthye në fushën e futbollit për Watfordin në një ndeshje miqësore të shtunën, para rifillimit të sezonit në Premierligë, shtoi: “Mendoj se tani ekziston një platformë më e madhe se kurrë më parë për të qenë homoseksual i çfarëdo natyre”.